Reperja e njohur, Doruntina Shala ose siç e njohim të gjithë, Tayna, ditën e djeshme ka mbajtur një koncert në Gjermani.
Këngëtarja gjithmonë mahnit me performancat e saj të shkëlqyera në skenë por, duket se kjo në Gjermani nuk ka rezultuar kështu. Tayna ka përjetuar një moment të sikletshëm kur është rrëzuar në skenë.
Në video jepet momenti kur këngëtarja është duke kënduar dhe kërcyer nën ritmet e këngës ‘Bye,Bye’ ndërsa ka rrëshkitur dhe është rrëzuar.
Kujtojmë që Tayna kohët e fundit ka publikuar këngën me Mozzik ‘Dhe ti’ që ka pasur me mijëra klikime dhe është bërë hit.