Tentoi të futet në bazën ushtarake të Shkupit, qëllohet me armë një person

Publikuar tek: rajon, më 17:59 11-04-2019 Tentoi të futet në bazën ushtarake të Shkupit, qëllohet me armë një person

Një incident ka ndodhur në bazën Ushtarake në Maqedoninë e Veriut. 

 

Një person ka tentuar të hyjë në bazën kryesore ushtarake, ndërkohë ushtarët për ta ndaluar e kanë plagosur në këmbë.

Sipas mediave maqedonase rreth orës 2:53 të mëngjesit të ditës së sotme një person ka tentuar të hyjë me dhunë në bazë.

Ministria e Mbrojtjes maqedonase bën me dije se ushtari i cili ishte vënë roje në bazë e ka qëlluar personin në thembrën e këmbës, pasi ky i fundit nuk i është bindur.

Policia ushtarake ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe  të gjitha informacionet  për ngjarjen janë dorëzuar tek organet kompetente, të cilët po vijojnë punën për zbardhjen e rastit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026179075241089
array(1) { ["section"]=> string(80) "tentoi-te-futet-ne-bazen-ushtarake-te-shkupit-qellohet-me-arme-nje-person-160047" }