Tentoi të grabiste bankën duke kërcënuar me thikë, ZBARDHET dëshmia e 24-vjeçarit: Jam i dëshpëruar. Nuk kisha planifikuar…

Publikuar tek: aktualitet, më 11:01 15-04-2018 Tentoi të grabiste bankën duke kërcënuar me thikë, ZBARDHET dëshmia e 24-vjeçarit: Jam i dëshpëruar. Nuk kisha planifikuar…

Dy ditë më parë Kreshnik Margjonaj, 24 vjeç, u fut në një bankë të nivelit të dytë në Durrës dhe nën kërcënimin e thikës terrorizoi arkëtaren. Sipas policisë 24-vjeçari kërcënoi punonjësen e arkës duke i thënë t’i fuste të gjitha paratë në një qese dhe t’ja jepte.

Ndërkohë i riu duket se nuk e mori parasysh se ambjenti survejohej nga kamerat. Në këto momente punonjësit e tjerë të bankës ndezën alarmin dhe në pak çaste mbërritën aty forca të shumta policie.

Në dalje me qesen me para në dorë policia e arrestoi atë menjëherë. Margjoni, i cili është me origjinë nga Rrësheni, por jeton në Durrës akuzohert për tentativë grabitjeje nën kërcënimin e armës.

24-vjeçari mësohet të ketë thënë përpara uniformave blu se është i varfër dhe mjaft i dëshpëruar.

“Nuk kisha planifikuar asgjë. Gjithçka ndodhi në një moment dëshpërimi. Nuk u mendova gjatë dhe hyra në bankë. Madje nuk isha as i maskuar. Më duheshin paratë, pasi jam në gjendje të vështirë ekonomike dhe i papunë”, ka thënë ndër të tjera i riu.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ekzekutimi i 28-vjeçarit, motra e Marjo Majollarit publikon VIDEO me vëllain e ndjerë: Bota ime je
Qindra ton patate, qepë, kalben në Korçë, deputeti jep ALARMIN: Fermerët po falimentojnë »
Article Logic
Execution time: 0.01047682762146
array(1) { ["section"]=> string(126) "tentoi-te-grabiste-banken-duke-kercenuar-me-thike-zbardhet-deshmia-e-24-vjecarit-jam-i-deshperuar-nuk-kisha-planifikuar-116968" }