Tentoi të kalojë kufirin me dokumente të falsifikuara, arrestohet 25-vjeçari turk në Portin e Durrësit

Publikuar tek: aktualitet, më 08:40 17-10-2019 Tentoi të kalojë kufirin me dokumente të falsifikuara, arrestohet 25-vjeçari turk në Portin e Durrësit Foto ilustruese

Policia Kufitare ka arrestuar 1 shtetas turk, i cili ka tentuar të kalojë kufirin në mënyrë të paligjshme.

Gjatë kontrollit të dokumentacionit, shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit kanë ndaluar një shtetas turk, i cili ka tentuar të kalojë kufirin në drejtim të Italisë, me dokumente të falsifikuara.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale R. B., 25 vjeç, banues në Turqi.

Ai akuzohet për veprat penale "Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave" dhe "Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve".

Port, Durrës/ Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër tentativë për kalimin e kufirit me dokumente të falsifikuara.

Policia Kufitare ka arrestuar 1 shtetas turk, i cili ka tentuar të kalojë kufirin në mënyrë të paligjshme.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe në zbatim të masave për forcimin e kontrollit gjatë përpunimit të doumentacionit, shërbimet e Policisë Kufitare në Port, Durrës kanë ndaluar një shtetas turk, i cili ka tentuar të kalojë kufirin në drejtim të Italisë, me dokumente të falsifikuara.

Në lidhje me këtë rast janë njoftuar Specialistët kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në D.V.P Durrës, të cilët kanë kapur në flagrancë shtetasin R. B., 25 vjeç, banues në Turqi.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale "Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave" dhe "Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024617910385132
array(1) { ["section"]=> string(108) "tentoi-te-kaloje-kufirin-me-dokumente-te-falsifikuara-arrestohet-25-vjecari-turk-ne-portin-e-durresit-182394" }