Tentoi të kalonte kufirin me 32 mijë EURO të padeklaruara, procedohet 50 vjeçari në Kapshticë

Publikuar tek: aktualitet, më 07:24 16-06-2020 Tentoi të kalonte kufirin me 32 mijë EURO të padeklaruara, procedohet 50 vjeçari në Kapshticë Eurot e sekuestruara nga policia

Policia e Shtetit ka njoftuar se ka proceduar penalisht një 50 vjeçar, i cili tentoi të kalonte në pikën kufitare të Kapshticës me një shumë eurosh të padeklaruara.

Bëhet me dije se V.M, 50 vjeç, u paraqit si këmbësor, ndërsa në çantën e tij u gjetën 32 mijë euro, të cilat nuk i kishte deklaruar.

Policia ka sekuestruar eurot dhe ka proceduar penalisht 50 vjeçarin.

Njoftimi i Policisë:

Kapshticë

Policia Kufitare në Kapshticë parandaloi një rast të tentativës për transfertë të parave në mënyrë të paligjshme.

Sekuestrohen 32.000 euro dhe procedohet penalisht poseduesi i tyre, pasi nuk i deklaroi në kufi.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Kapshticës, në bashkëpunim e koordinim të veprimeve me shërbimet doganore dhe ato të DVP Korçë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në sajë të forcimit të kontrolleve, kanë evidentuar dhe goditur një rast të transfertave të parave në mënyrë të paligjshme jashtë vendit.

Pas analizës së riskut të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, shtetasit V. M., 50 vjeç, i cili u paraqit në dalje të Republikës së Shqipërisë si këmbësor, iu gjetën në çantën personale 32.000 euro të padeklaruara nga ana e tij, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Veprimet procedurale u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, të cilët i referuan materialet hetimore në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010319948196411
array(1) { ["section"]=> string(99) "tentoi-te-kalonte-kufirin-me-32-mije-euro-te-padeklaruara-procedohet-50-vjecari-ne-kapshtice-210463" }