Tentoi të kapë gruan që u hodh nga pallati, vdes edhe roja i sigurisë

Publikuar tek: bota, më 18:31 20-12-2017 Tentoi të kapë gruan që u hodh nga pallati, vdes edhe roja i sigurisë

Një roje i sigurisë në Kinë është nderuar pas vdekjes për aktin heroik që kreu në tentativë për të shpëtuar një grua nga vetëvrasja.

Li Guoëu ndodhej poshtë pallatit shumëkatësh kur vuri re se një grua e re po qëndronte në dritare duke kërcënuar t’i jepte fund jetës. Ai i thirri disa herë por gruaja nuk u bind. Heroikisht Guoëu hapi duart në një tentativë për ta kapur por nga përplasja e fortë vdiqën të dy në vend.

Një dëshmitar në vendngjarje tha se “Ai hezitoi për një moment pastaj zgjati duart për ta kapur. Por fatkeqësisht ajo e goditi me aq forcë sa vdiqën të dy’.

Familja e rojes mori rreth 100 mijë dollarë nga qeveria ndërsa rreth 30 mijë dollarë u mblodhën nga donacionet e qytetarëve. /Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kapet në Gjermani kamioni plot me kanabis shqiptar, e pabesueshme çfarë bën policia me të
Po ndiqte festën e djalit të vogël, vritet gazetari në Meksikë »
Article Logic
Execution time: 0.013602018356323
array(1) { ["section"]=> string(75) "tentoi-te-kape-gruan-qe-u-hodh-nga-pallati-vdes-edhe-roja-i-sigurise-103786" }