Tentoi të korruptojë policin në Rinas, pranga 22-vjeçarit nga Elbasani, procedohet penalisht një 35-vjeçare, nuk deklaroi paratë

Publikuar tek: aktualitet, më 16:43 26-10-2020 Tentoi të korruptojë policin në Rinas, pranga 22-vjeçarit nga Elbasani, procedohet penalisht një 35-vjeçare, nuk deklaroi paratë

Një person është arrestuar në Rinas dhe një tjetër është proceduar penalisht.

Në pranga ka rënë një 22-vjeçar nga Elbasani, pasi tentoi të korruptojë punonjësit e Policisë Kufitare, me qëllim lejimin për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së edhe pse nuk plotësonte kushtet.

Është proceduar penalisht një 35-vjeçare, pasi nuk ka deklaruar një shumë prej 21.900 paund, të cilat iu gjetën shtetases angleze J.G., në çantën e saj.

Njoftim i policisë:

Kontrolle të shtuara për përmbushjen e kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Policia Kufitare e Rinasit godet një tjetër rast të mitëdhënies.

Tentoi të korruptojë punonjësit e Policisë Kufitare, me qëllim lejimin për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së edhe pse nuk plotësonte kushtet, vihet në pranga 22-vjeçari.

Evidentohet dhe goditet edhe një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi, sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 21.900 paund.

Procedohet penalisht poseduesja e shumës monetare, 35-vjeçarja me shtetësi angleze.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas, në zbatim të masave parandaluese për moslejimin e udhëtimit drejt vendeve të BE-së të atyre shtetasve që nuk plotësojnë kushtet për të lëvizur në hapësirën Schengen, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, shtetasin R. A., 22 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të dokumentacionit dhe intervisitimit për qëllimin e udhëtimit në vendet e BE-së, ky shtetas, duke qenë se nuk justifikonte qëllimin e lëvizjes dhe nuk plotësonte kushtet për të udhëtuar në hapësirën Schengen, i ka ofruar punonjësit të Policisë 50 euro, për ta lejuar që të vijonte udhëtimin.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë Kufitare, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në bashkëpunim edhe me punonjësit e Drejtorisë së Antitrafikut në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, bazuar në analizën e riskut, kanë kaluar për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, shtetasen angleze J. G., 35 vjeçe.

Gjatë kontrollit, kësaj shtetaseje iu gjetën në çantë 21.900 paund të padeklaruara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve shtetasja J. G. u procedua penalisht për veprën penale "Mosdeklarimi i të hollave apo sendeve me vlerë në kufi".

Policia Kufitare apelon për të gjithë shtetasit që duan të udhëtojnë drejt vendeve të BE-së, që në rast se nuk plotësojnë kushtet për të lëvizur në hapësirën Schengen, të mos ndërmarrin asnjë veprim të kundërligjshëm, pasi do përballen me ligjin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Viojnë ndëshkimet ndaj qytetarëve që s’vendosin maska, 644 gjoba përfshirë pasagjerët në makina (9 shoqërohen në komisariat)
Gazetari jep lajmin e mirë: Për pak kohë 50 fëmijë dhe gra të kampit famëkeq në Siri do të jenë në Rinas »
Article Logic
Execution time: 0.013909101486206
array(1) { ["section"]=> string(132) "tentoi-te-korruptoje-policin-ne-rinas-pranga-22-vjecarit-nga-elbasani-procedohet-penalisht-nje-35-vjecare-nuk-deklaroi-parate-225231" }