Tentoi të korruptonte policin me 5 mijë lekë pasi kaloi me semafor të kuq, e pëson keq 31 vjeçari në Tiranë (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:27 26-10-2020 Tentoi të korruptonte policin me 5 mijë lekë pasi kaloi me semafor të kuq, e pëson keq 31 vjeçari në Tiranë (VIDEO)

Një 31 vjeçar është arrestuar pasi tentoi të korruptonte një efektiv të policisë rrugore.

 Pasi ka kaluar në rrugë me semafor të kuq, 31 vjeçari me iniciale G.T., i ka ofruar policit 5 000 lekë për t'i shpëtuar masës administrative.

Më pas ai është arrestuar dhe akuzohet për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Njoftimi i policisë:

Rrugoret e kryeqytetit, kanë shtuar patrullimet policore në funksion të planit të veprimit për parkimet e gabuara dhe shkeljen e semaforit.

Gjatë patrullimit parandalues policor, efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, kanë konstatuar drejtuesin e një automjeti me iniciale G. T, 31 vjeç, se vazhdon lëvizjen ndonëse sinjalizimi i semaforit e ndalon atë.

Gjatë kryerjes së veprimeve policore dhe administrative, drejtuesi i automjetit, i ka ofruar agjentit verifikues një kartmonedhë prerje 5000 lekë, me qëllim shmangien e masës administrative.

Në këto kushte, është bërë menjëherë arrestimi në flagrancë i shtetasit me iniciale G. T, për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « U ankuan për zgjedhjen e kandidatëve, procesi për BKH-në paditet në gjykatën administrative
Qëlloi me armë në Vlorë, policia arreston autorin dhe liron shokun e tij (Detaje) »
Article Logic
Execution time: 0.012378931045532
array(1) { ["section"]=> string(84) "tentoi-te-korruptonte-policin-me-5-mije-leke-e-peson-keq-31-vjecari-ne-tirane-225176" }