Një shtetas kosovar është arrestuar pasi ka tentuar të korruptojë një punonjës të policisë rrugore.
Mësohet se Zahir Musa ka tentuar të korruptojë policin me 7 mijë lekë pasi është ndaluar nga ai. Musa drejtonte automjetin tip “Audi Q-7” dhe është ndaluar nga punonjësi i policisë në zonën e Rinasit, për shkak se ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.
Ndërsa në qytetin Elbasanit, një tjetër shtetas është arretuar për të njejtën akuzë. Valter Feizullai është arrestuar pasi tentoi të korruptonte me 1000 lekë policin rrugor.