Tentoi të ndryshonte dëshminë e nxënëses së abuzuar seksualisht, pranga avokatit të 'mësuesit zhigolo' në Fier

Publikuar tek: aktualitet, më 19:18 20-02-2020 Tentoi të ndryshonte dëshminë e nxënëses së abuzuar seksualisht, pranga avokatit të 'mësuesit zhigolo' në Fier Avokati i Agron Bego

Sa vjen e thellohet edhe më shumë skandali i abuzimeve seksuale në Liceun e Muzikës në Fier.

Dy nxënës të shkollës 'Jakov Xoxa', një djalë e një vajzë kanë dëshmuar për abuzimet seksuale që mësuesit e tyre, kryesisht Agron Bego, kryenin me nxënësit.

Një ditë pas arrestimit të "mësuesit zhigolo", pasi tentoi që të ndryshonte dëshminë e një prej vajzave të ngacmuara seksualisht nga profesori Agron Bego në Fier, në prangat e policisë ka rënë edhe avokati i këtij të fundit.

Njoftimi i policisë

Fier

Menjëherë pas vidios së publikuar në emisionin investigativ "Stop" në mbrëmjen e datës 19 Shkurt 2020, nga Specialistët e Sektorit për hetimin e krimit ekonomik e financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, pas hetimeve intensive, u bë ndalimi i shtetasit: N. B., 53 vjeç, banues në Fier, me profesion Avokat pranë dhomës së avokatisë Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet për veprën penale "Korrupsion aktiv".

Ky shtetas, duke shfrytëzuar pozicionin e tij si avokat, i ka kërkuar një shtetasi të ndikonte te nxënësja që të ndryshonte thëniet e saj në ngarkim të klientit të avokatit i cili është me masë sigurimi "Arrest me burg" për veprën penale "Ngacmim seksual".

Materialet i kaluan SPAK, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0065751075744629
array(1) { ["section"]=> string(114) "tentoi-te-ndryshonte-deshmine-e-nxeneses-se-abuzuar-seksualisht-pranga-avokatit-te-mesuesit-zhigolo-ne-fier-195895" }