Tentoi të përdhunonte të miturën në Durrës, pranga kanadezit (çfarë tha në polici)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:44 18-04-2019 Tentoi të përdhunonte të miturën në Durrës, pranga kanadezit (çfarë tha në polici)

Policia e Durrësit ka arrestuar 50-vjeçarin kanadez, i cili tentoi të përdhunonte një turistë të mitur mesditën e djeshme në plazhin e Durrësit.

Sipas policisë, Robert Hedorson u arrestua me akuzën tentativë përdhunimi të një 13-vjeçarje. Ngjarja ka ndodhur në zonën e plazhit ku kalimtarët kanë parë rastësisht aktin dhe kanë parandaluar gjithçka. Banorët e kanë goditur e rrahur barbarisht 50-vjecarin duke e bërë për spital.

Robert Hedorson qëndroi rreth 12 orë në urgjencën e spitalit të Durrësit ku mori ndihmë mjekësore, pasi kishte hematoma në pjesë të ndryshme të trupit dhe në fytyrë.

Ne dëshminë e tij, Hedorson ka thënë se veprimi i tij është keqkuptuar pasi vajza i kishte treguar ku ndodhej një market që ai kërkonte dhe me mirësjellje e ka falënderuar vajzën duke e përqafuar.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.056392908096313
array(1) { ["section"]=> string(86) "tentoi-te-perdhunonte-te-mituren-ne-durres-pranga-kanadezit-cfare-tha-ne-polici-160930" }