Tentoi të shiste mall kontrabandë në banesë, në pranga tregtari

Publikuar tek: aktualitet, më 12:25 07-09-2017 Tentoi të shiste mall kontrabandë në banesë, në pranga tregtari

Policia e Elbasanit në bashkëpunim me Specialistët e Sektorit për Krimin Ekonomik dhe Financiar, ka arrestuar shtetasin I.R, pasi tentoi të shiste naftë kontrabandë në ambjentet e lokalit dhe banesës së tij.

Ky shtetas, banues në fshatin Qukës të Prrenjasit, dyshohet se merrte naftë nga Maqedonia për ta shitur më pas në mënyrë të paligjshme në qytetin e Librazhdit dhe Prrenjasit.

Transporti i naftës kryhej me anë të mjetit të tij tip “Benz”.

Janë sekuestruar nën cilësinë e provave materiale 8 bidona me nga 10 litra naftë secila.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Tregtimi dhe Transportimi I mallrave që janë kontrabandë" dhe “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga nenet 178 dhe 180 të Kodit Penal.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026288986206055
array(1) { ["section"]=> string(68) "tentoi-te-shiste-mall-kontrabande-ne-banese-ne-pranga-tregtari-91464" }