Tentoi të trafikonte 613 kg drogë me gomone, me dy të tjerë, arrestohet 25 vjeçari kurbinas (EMRAT-VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:09 16-01-2021 Tentoi të trafikonte 613 kg drogë me gomone, me dy të tjerë, arrestohet 25 vjeçari kurbinas (EMRAT-VIDEO) Foto ilustruese

Bajram Zela, 25 vjeç, është arrestuar nga Policia pasi ishte shpallur në kërkim prej marsit të vitit të kaluar. Ky shtetas, bashkë me Safet Zelën dhe Roland Sulën, të dy të arrestuar, kanë tentuar të trafikojnë 613 kg drogë me gomone.

Sipas njoftimit, nga shërbimet e Policisë është organizuar dhe finalizuar operacioni policor "Godull ", si rezultat i të cilit u kap dhe u ndalua shtetasi:

- Bajram Zela, 25 vjeç, banues fshatin Shperdhet, Kurbin.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në muajin mars 2020, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale " Trafikimi i narkotikëve", kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas në bashkëpunim me shtetasit Safet Zela dhe Roland Sula (të cilët janë ndaluar gjatë operacionit "Godull", ), në mars 2020, në fshatin Godull, Kurbin, kanë tentuar të trafikojnë me gomone, 613 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Video e operacionit 1 vit më parë:

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pas ndryshimve të kushteve në Whatsapp, përdoruesit shkojnë tek Signal, bie platforma për shkak të mijëra shkarkimeve
Del FOTO: Ky është Elidon Xhaferri, njerku që përdhunoi 12-vjeçaren në Ksamil, me precedent të mëparshëm penal (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.0033187866210938
array(1) { ["section"]=> string(108) "tentoi-te-trafikonte-613-kg-droge-me-gomone-me-dy-te-tjere-arrestohet-25-vjecari-kurbinas-emrat-video-235214" }