Tentoi të trafikonte 71 kile drogë me kamion duke e futur brenda tubave, e pëson keq qytetari nga Tirana (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:29 15-04-2017 Tentoi të trafikonte 71 kile drogë me kamion duke e futur brenda tubave, e pëson keq qytetari nga Tirana (EMRI)

KAPSHTICË-Policia Kufitare ka goditur një tjetër tentativë të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Janë sekuestruar 99 tuba plastikë të mbushur me 71 kile lëndë narkotike të presuar, të dyshuar si Cannabis Sativa.

Është arrestuar drejtuesi i kamionit Qani Mançe, 60 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare të Kapshticës bëjnë me dije se sot, më datë 15.04.2017, shtetasi Qani Mançe, u paraqit në dalje të Republikës së Shqipërisë, me mjetin kamion të markës "SCANIA" me targa AA273DY dhe rimorkio me targë TR0148K.

Nisur nga dyshimet e shfaqura, ky mjet u përzgjodh nga shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Doganën, për verifikim në vijën e dytë. Gjatë kontrollit në skaner, u shfaqën dyshime se në pjesën e tavanit të rimorikios, mund të ishte fshehur lëndë narkotike. Konkretisht në brendësi të tubave metalikë të cilët mbanin skeletin e mbulesës së rimorkios, u konstatuan 99 tuba të tjerë plastikë me ngjyrë portokalli.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, kanë bërë peshimin e lëndës narkotike së bashku me tubat plastikë ku në total pesha e tyre rezultoi 71 Kg. Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Tiranë.


Drogë në Kapshticë by newsbomb-al

chgf.jpg17976192_10209551650450149_1768059065_o.jpghr.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Laboratori i drogës në Shkozë, shkon në 10 numri i të arrestuarve, zbulohen detaje të reja
U tall me priftërinjtë, sot hoxhë Ahmed Kalaja bën një paralajmërim të “frikshëm”: Kush guxon të prek të krishterët, të kalojë mbi trupat tanë »
Article Logic
Execution time: 0.0096020698547363
array(1) { ["section"]=> string(114) "tentoi-te-trafikonte-71-kile-droge-me-kamion-duke-e-futur-brenda-tubave-e-peson-keq-qytetari-nga-tirana-emri-75281" }