Tentoi te vidhte marketin me armë, arrestohet 20-vjeçari në Kamëz

Publikuar tek: aktualitet, më 10:10 14-02-2020 Tentoi te vidhte marketin me armë, arrestohet 20-vjeçari në Kamëz Arma e sekuestruar

Policia ka arrestuar ditën e sotme një 20-vjeçar, i cili po planifikonte të vidhte me armë një market, në Kamëz.

Në pranga ka rënë K.K, 20-vjeç, i cili lëvizte me një biçikletë në zonën e Laknasit, ku është akuzuar dhe për planifikimin e vjedhjes së marketit.

Policia si provë materiale ka një çantë shpine, një automatik model 56, me një krehër me 17 fishekë.

20-vjeçari akuzohet 'Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

Njoftimi policisë:

Kamzë

Policia parandalon vjedhjen me armë të një marketi.

Finalizohet operacioni policor "Laknasi".

Kapet në flagrancë 20-vjecari, i cili po planifikonte të vidhte me armë në një market, në Laknas.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, kapjen dhe arrestimin e personave që tentojnë të kryejnë vjedhje me dhunë e armë, në orët e mbrëmjes së datës 13.02.2020, Seksioni i Policisë Kriminale të Komisariatit të Policisë Nr. 5 Tiranë ka marrë informacion në rrugë operative se në Laknas, një shtetas 20-vjeçar qarkullonte në orët e pasdites, me biçikletë, duke mbajtur me vete një çantë shpine, brenda së cilës dyshohej se mund të kishte armë zjarri.

Bazuar në këto informacione është organizuar, zhvilluar dhe finalizuar operacioni policor i koduar "Laknasi".

Shërbimet e Policisë, gjatë operacionit kanë bërë të mundur lokalizimin e vendndodhjes dhe identifikimin e shtetasit të dyshuar, i cili qarkullonte me një biçikletë dhe në çantën e shpinës kishte një armë zjarri kallashnikov. Në momentet që ky shtetas po përgatitej të hynte në një market në Laknas, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë duke e prangosur në flagrancë shtetasin K. K., 20 vjeç, banues në Laknas.

Gjate kontrollit fizik atij i është gjetur në çantën e shpinës, një automatik model 56, me një krehër me 17 fishekë.

Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë, pasi dyshohet se ky shtetas mund të jetë autor edhe i disa tentativave të tjera për vjedhje me armë, të ndodhura më parë në Tiranë.

Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025065183639526
array(1) { ["section"]=> string(71) "tentoi-te-vidhte-marketin-me-arme-arrestohet-20-vjecari-ne-kamez-195163" }