Tentojnë të korruptojnë me lekë e euro policët, pranga dy shoferëve në Berat (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:14 24-02-2017 Tentojnë të korruptojnë me lekë e euro policët, pranga dy shoferëve në Berat (EMRAT)

I ofrojnë ryshfet punonjësit të policisë rrugore më qëllim që t’i shmangen masës administrative, arrestohen në flagrancë 2 drejtues mjetesh.

Specialistët e Sektorit për Krimin Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, në bashkëpunim me efektivat e policisë rrugore në Komisariatin e Policisë Berat, bënë arrestimin në flagrancë të 2 shtetasve të mëposhtëm:

 Beshir Kashari, 27 vjeç, banues në Berat, pasi është ndaluar nga patrulla e policisë rrugore në aksin rrugor Kutalli-Goriçan, për arsye se ka qënë duke drejtuar automjetin pa rrip sigurimi.

Në momentin e ndalimit ky shtetas ka tentuar t’i japë punonjësit të policisë 1 kartëmonedhë 10 euro-she për të shmangur masën administrative.

Yzeir Dervishi 57 vjeç, banues në Berat, pasi është ndaluar nga patrulla e policisë rrugore në aksin rrugor Poshnje-Velmish, për arsye se ka qënë duke drejtuar mjetin motor pa kaskë mbrojtëse dhe pa leje drejtimi.

Në momentin e ndalimit ky shtetas ka tentuar të korruptoj punonjësin e policisë duke i ofruar 1 kartëmonedhë 1000 lekëshe për të shmangur masën administrative.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

10.jpg

eur.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shtohen 5 autobusë në linjën ish Stacioni i Trenit-Farkë, Veliaj: Riorganizim linjave në periferi
Dashnori - bashkëshortit të gruas: Kur se kënaq dot ti… (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.010617017745972
array(1) { ["section"]=> string(87) "tentojne-te-korruptojne-me-leke-e-euro-policet-pranga-dy-shofereve-ne-berat-emrat-69818" }