Tenton t’i japë para punonjësit të policisë, arrestohet 26-vjeçari (Emri)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:56 02-03-2017 Tenton t’i japë para punonjësit të policisë, arrestohet 26-vjeçari (Emri)

Policia Kufitare ka goditur një rast të mitdhënies në Portin e Vlorës dhe ka vënë në pranga një 26-vjeçar.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi:

-Besmir Qarri, 26, banues në fshatin Akërni, Vlorë.

Policia bën me dije se ka bërë kapjen e këtij shtetasi në Pikën Kufitare të Kalimit - Porti Vlorë, pasi ky shtetas ka tentuar të korruptojë punonjësin e policisë kufitare, duke i ofruar atij dy katëmonedha me prerje 20 euro (40 euro më total) të vendosura brenda në pasaportë.

Nga veprimet hetimore të policisë, ky shtetas ka rezultuar me Ekspuls.

Në vitin 2016 është deportuar nga Zvicra, pasi ka qenë i dënuar për "Vjedhje" në shtetin Zvicerian dhe ka marrë urdhër dëbimi - Ekspuls, i cili vlen për të gjitha vendet e zonës Shengen. Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ka bërë shoqërimin dhe arrestimin e shtetasit Besmir Qarri, për veprën penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike". 

euro.jpg

euro2.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Në Kopenhagen numri i biçikletave kalon atë të makinave, në Tiranë vetëm retorikë
Lu mesazh të fortë opozitës: Ndërprisni bojkotin dhe votoni vettingun »
Article Logic
Execution time: 0.011150121688843
array(1) { ["section"]=> string(76) "tenton-t-i-jape-para-punonjesit-te-policise-arrestohet-26-vjecari-emri-70524" }