Tenton t’i japë para punonjësit të policisë, arrestohet në flagrancë 51-vjeçari (Emri)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:41 13-03-2017 Tenton t’i japë para punonjësit të policisë, arrestohet në flagrancë 51-vjeçari (Emri)

Një 51-vjeçar ka rënë në prangta e policisë pasi ka tentuar të korruprojë punonjësin e policisë për të shmangur masën administrative.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi - Jetnor Goxhaj, 51 vjeç, banues në Vlorë.

Sipas policisë arrestimi i tij u bë në aksin rrugor të lagjes "Partizani" pasi ky shtetas u kap në flagrancë duke drejtuar automjetin tip Ford, mbi të cilin ndodheshin 4 pasagjerë

Njoftimi i plotë i policisë:

Goditet një rast i mitdhënies !

I ofron ryshfet punonjësit të policisë rrugore për të shmangur masën administrative, arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit, shtetasi:

- Jetnor Goxhaj, 51 vjeç, banues në Vlorë. 

Policia ka bërë arrestimin e tij në aksin rrugor të lagjes "Partizani" pasi ky shtetas u kap në flagrancë duke drejtuar automjetin tip Ford, mbi të cilin ndodheshin 4 pasagjerë, duke e përdorur mjetin si "Taxi" me destinacion drejt qytetit të Fierit. 

Goxhaj është konstatuar i pa pajisur me dokumentacionin përkatës dhe në këto kushte i ka ofruar 500 lekë punonjësit të policisë së qarkullimit rrugor me qëllim që të mos ndëshkohej. 

Policia ka bllokuar mjetin si dhe ka bërë arrestimin e tij në flagrancë për kryerjen e veprave penale "Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike", "Punësim i paligjshëm","Fshehja e të ardhurave" dhe "Mospagimi i taksave".

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gruaja shqiptare dëbon nga shtëpia burrin italian, 64-vjeçari: Jeta ime në Shkodër pa dy djemtë dhe gruan
“102 armë zjarri, 37.187 fishekë, 186 granata”, vijon dorëzimi vullnetar i armëve në të gjithë vendin (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.011521816253662
array(1) { ["section"]=> string(89) "tenton-t-i-jape-para-punonjesit-te-policise-arrestohet-ne-flagrance-51-vjecari-emri-71753" }