Dy efektivë të policisë kanë tentuar të gobisin një automjet për parkim dysh në një prej rrugëve të Tiranës por janë përballur me agresionin e drejtuesit të mjetit.
Përplasja mes policisë dhe qytetarit është kapur në video nga disa kalimtarë të rastit. Drejtuesi i mjetit i ka kundërshtuar me forcë, ndërsa pretendohet se në video duket momenti kur ai qëllon me grisht njërin prej policëve. Më pas shoferi shoqërohet për në komisariat.