Tenton të ARRATISET nga burgu i Peqinit, Gëzim Toma, DETAJE: Si u ndalua

Publikuar tek: aktualitet, më 09:46 18-10-2019 Tenton të ARRATISET nga burgu i Peqinit, Gëzim Toma, DETAJE: Si u ndalua Në foto: Gëzim Toma

Tenton të arratiset nga burgu i sigurisë së lartë në Peqin, Gëzim Toma, shkruan Newsbomb.al.

Ky i fundit u pikas nga shërbimi i sigurisë në burg, në tentativë për t'u arratisur.

Gëzim Toma, i cili është dënuar me 20 vite burg, më herët është arratisur edhe nga burgu i Drenovës në vitin 2013 dhe u arrestua më pas në Greqi. Në fillim të këtij viti ai u ekstradua në vendin tonë dhe u transferua në burgun e Peqinit. 

Por duket se Toma nuk i ndahet 'aventurës' së arratisjes.  

Si u arratis nga burgu i Drenovës:

Gëzim Toma ishte duke vuajtur dënimin në burgun e Drenovës për veprën penale “Vrasja me dashje” kryer në bashkëpunim, si autor i vrasjes së një 25-vjeçari, ngjarje e ndodhur në Krastë, Martanesh.

Pas arratisjes, Toma u arrestua në fshatin Elaptora, pranë Kosturit në Greqi, teksa përpiqej t’i shpëtonte gjurmimit nga forcat e rendit.

Më 29 nëntor të vitit 2013, 7 persona u arratisën nga Burgu i Sigurisë së Lartë të Drenovës. Të arratisurit ishin: Admir Tafili, lindur e banues në Shkodër; Fran Marashi, lindur e banues në Shkodër; Gëzim Guri, lindur e banues në Vaun e Dejës, Shkodër; Gëzim Toma, lindur e Banues në Dibër; Reiz Haxhiraj, lindur e banues në Selenicë të Vlorës; Artur Gora, lindur e banues në Pojan të Korçës si dhe Eduard Lula, lindur e banues në Përmet.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024601936340332
array(1) { ["section"]=> string(76) "tenton-te-arratiset-nga-burgu-i-peqinit-gezim-toma-detaje-si-u-ndalua-182548" }