Është parandaluar para pak minutash një grabitje me armë në qytetin e Korçës.
Autori kishte planifikuar të grabiste “Union Bank” në momentin kur u neutralizua nga policia. Mësohet se autori i grabitjes të mbetur në tentativë është Artan Tole. Policia nuk jep detaje të aksionit të saj parandalues por mësohet se nuk ka të lënduar, situata është vënë nën kontroll dhe grabitësi është prangosur.