Tenton të kalojë më aeroport me dokumente false, arrestohet në Rinas 26-vjeçarja shqiptare

Publikuar tek: aktualitet, më 19:56 20-01-2017 Tenton të kalojë më aeroport me dokumente false, arrestohet në Rinas 26-vjeçarja shqiptare ilustruese

Gjatë ditës së djeshme 26-vjeçarja nga Durrësi me inicialet E.F. është paraqitur sportelit të kontrollit të dokumenteve në aeroportin e Rinasit me dokumenta false të cilat janë zbuluar duke e vënë menjëherë në pranga.

Vajza e re ka paraqitur pranë punonjësit të Kufirit një kartë identiteti italiane false.

Punonjësi ka dyshuar për vërtetësinë e dokumentit të identifikimit dhe pas verifikimeve të nevojshme ka rezultuar se karta e identitetit italiane rezultonte false.

26-vjeçarja është shoqëruar nga punonjësit e Kufirit, të cilët e kanë arrestuar për veprën penale “Falsifikim të letërnjoftimeve, pasaportave dhe vizave”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksident tragjik në Greqi, 2 shqiptarë dhe 1 grek humbin jetën, të tjerë në gjendje të rëndë
Ujqërit sulmojnë nxënësit mes dëborës, prindërit: Apel bashkisë Bulqizë për hapjen e rrugës dhe vendosjen e transportit »
Article Logic
Execution time: 0.011089086532593
array(1) { ["section"]=> string(95) "tenton-te-kaloje-me-aeroport-me-dokumente-false-arrestohet-ne-rinas-26-vjecarja-shqiptare-66159" }