Policia e Fierit ka vënë në pranga një 41-vjeçar pasi ka tentuar të korruptojë punonjësin e policisë për të shmangur gjobën.
Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi:
-Naim Kapaj, 41 vjeç, banues në fshatin Kashisht, Fier.
Sipas policisë arrestimi i tij u bë në rrugën Fier-Levan, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, duke drejtuar mjetin fugon tip “Ford”, me targë AA 431 KG, u kap në flagrancë duke tentuar t'i japë patrullës së policisë rrugore në formë rryshfeti një kartëmonedhë 500 lekëshe, me qëllim shmangien e masës administrative pasi punonte shërbimin taksi i pa paisur me liçencë.