Policia ka vënë në pranga një 50-vjeçar pasi akuzohet për “Korrupsion aktiv”, pasi ka tentuar ti japë para punonjësit të policisë për të shmangur gjobën.
Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se është arrestuar:
-Kasëm Çoçi, 50 vjeç, banues në Korçë.
Arrestimi i tij u bë pasi në hyrje të qytetit të Pogradecit, gjatë kontrollit që punonjësi i policisë Rrugore i ka ushtruar dokumentacionit të këtij shtetasi dhe automjetit tip “Ford”me targa AA825NA që ai drejtonte, 50 vjeçari ka tentuar të korruptojë këtë të fundit, duke i ofruar një kartëmonedhë 2 000 lekëshe. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale: “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.