Tenton të ngjisë Everestin për të treguar se vegjetarianët janë të fortë por vdes rrugës

Publikuar tek: bota, më 23:20 24-05-2016 Tenton të ngjisë Everestin për të treguar se vegjetarianët janë të fortë por vdes rrugës

Një grua australiane që tentoi të ngjiste malin Everest për të treguar se “Vegjetarianët mund të bëjnë gjithçka” humbi jetën nga sëmundja e lartësisë.

34 vjeçarja, Maria Strydom, kishte arritur në kampin e fundit së bashku me bashkëshortin e saj kur nisi të vuajë nga sëmundja e lartësisë që shkaktohet nga ngjitja në lartësi të mëdha dhe rezulton në uljen e madhe të oksigjenit, e karakterizuar kryesisht nga hiperventilimi, vjellja, lodhja dhe edema cerebrale.

Bashkëshrti i saj mundi të mbijetojë dhe u transportua në një spital të Nepalit. Ajo ishte në një dietë vegane dhe kishte deklaruar gjatë një leksioni në një universitet se “njerëzit mendojnë se vegjetarianët janë të kequshqyer dhe të dobët”. “Duke ngjitur të shtatë majat ne duam të tregojmë se veganët mund të bëjnë çdo gjë madje edhe më shumë”, kishte thënë 34 vjeçarja.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.16880106925964
array(1) { ["section"]=> string(94) "tenton-te-ngjise-everestin-per-te-treguar-se-vegjetarianet-jane-te-forte-por-vdes-rruges-41403" }