Tenton të shesë të birin 5-muajsh për t’i blerë gruas makinë, kamerat e sigurisë shpëtojnë të miturin (Video)

Publikuar tek: bota, më 09:29 17-01-2017

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kinë, ku një burrë ka tentuar të shesë djalin e tij për t’i blejë gruas një makinë.

Ai donte të divorcohej nga gruaja e tij, por ajo i kishte thënë që ai duhet t’i blinte patjetër një makinë në mënyrë që ajo të binte dakort me marrëveshjen e divorcit.

Burri ishte filmuar nga kamerat me djalin e tij pesë muajsh në krahë nëpër rrugët e qytetit Linyi në Kinë, ndërkohë që priste për blerësin shkruan ‘Daily Mail’.

Policia ka arrestuar burrin që kishte tentuar t’i shiste djalin një të panjohuri të cilin e kishte gjetur në internet, për 9.606 paund.

I dyshuari me emrin Zhang është xhiruar nëpër rrugë me një paraqitje tejet nervoze dhe për 10-të minuta e pret blerësin e fëmijës së tij.

Foshnja nuk kishte veshur mjaftueshëm rroba dhe kishte filluar të qajë për shkak të ftohtit.

Policia që po patrullonte nëpër rrugë, e kishte parë Zhangun dhe menjëherë e kishte arrestuar. Pas marrjes në pyetje, ai kishte rrëfyer se e kishte tentuar ta shesë të birin.

Një blerës i kishte ofruar atij 9.606 paund dhe i kishte thënë që ta priste në atë rrugë ku edhe është xhiruar Zhang me fëmijën në dorë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohet autori i masakrës së Vitit të Ri në Stamboll
Tensionet Kosovë-Serbi, ministri rus, Lavrov: Forcat policore të Kosovës nuk duhet të jenë në veri »
Article Logic
Execution time: 0.011173009872437
array(1) { ["section"]=> string(112) "tenton-te-shese-te-birin-5-muajsh-per-t-i-blere-gruas-makine-kamerat-e-sigurise-shpetojne-te-miturin-video-65749" }