Një burrë ka tentuar vetëvrasjen me armë zjarri të tipit “pistoletë”.
Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në rrugën "Jordan Misja" Tiranë por fatmirësisht policia ka ndërhyrë në kohë duke parandaluar gjithçka. B.Pengili kërcënoi me armë bashkëshorten në banesën ku ndodhej vajza e tij, S.K 26 vje.
Pas kësaj, në gjendje të rëndë psikologjike, 54 vjeçari tentoi vetëvrasjen por vajza dhe bashkëshortja e tij lajmëruan menjëherë policinë.
Pas telefonatës në sallën operative, unifromat blu u nisën drejt vendngjarjes duke e ndaluar në kohë aktin vetëvrasës.