Përparim Shaqiri ka rënë në prangat e policisë së Fierit pasi ka tentuar të vrasë një person me inicialet A.B. 47 vjeç i cili tashmë ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë vonë për motive të dobëta por për fat të mirë autori është neutralizuar në kohë. “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë”, është akuza që rëndon mbi Përparim Shaqirin i cili tashmë do të përballet me drejtësinë.
Matrialet iu referuan prokurorisë për hetim.