Shtatasi Lutfi Beli ka rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi tentoi të vriste të shoqen.
48-vjeçari e qëlloi disa herë me thikë në trup të shoqen por fatmirësisht, efektivët blu ndërhynë në kohë dhe neutralizuan autorin. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur pas një konflikti mes bashkëshortëve. Gruaja me inicialet D.B është dërguar me urgjencë në spitalin "Nënë Tereza" ndërsa 48-vjeçari do të përballet me drejtësinë nën akuzën e tentativës për vrasje.