Tenton vetëvrasjen në burg Edmond Boçi, u përfshi në listën e policisë për Lazaratin

Publikuar tek: aktualitet, më 15:13 29-06-2015 Tenton vetëvrasjen në burg Edmond Boçi, u përfshi në listën e policisë për Lazaratin

Tenton të vetëvritet Edmond Boçi, emri i të cilit ishte në listën e shpallur në kërkim nga policia për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha dhe si i përfshirë në organizimin e ‘’grupit të zjarrit’’.

Boçi, 48 vjeç ndodhet në Burgun e Bënçës në Tepelenë, pas operacionit të një viti më parë, për kultivim kanabisi dhe sulm ndaj policisë.

Boçi është pikasur nga shokët e qelisë për veprimin dëmtues ndaj vetes, duke u njoftuar menjëherë stafi i burgut, të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë duke e çuar më pas drejt spitalit të Gjirokastrës, në gjendje mjaft të rëndë.

Shtëpia e Boçit në Lazarat ka qenë e pabanuar dhe mendohet se ajo mund të jetë përdorur nga grupi i të rinjve për organizimin e sulmit ndaj policisë. Aty, policia zbuloi municione. Dyshohet se të rinjtë mund të kenë përdorur edhe makinën e Boçit për të lëvizur brenda fshatit.

Për grupin e zjarrit janë arrestuar dy vëllezërit Arbion dhe Alban Aliko, Dervish Gaba, Klodian Selimi, Elvis Boçi dhe shumë të tjerë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Krijimi i Gjykatës Speciale, Majko: Do të ngrihet sipas propozimit amerikan apo atij rus?
Asgjësohen 1050 rrënjë kanabis në Krujë, arrestohet 44 vjeçarja »
Article Logic
Execution time: 0.0122389793396
array(1) { ["section"]=> string(89) "tenton-vetevrasjen-ne-burg-edmond-boci-u-perfshi-ne-listen-e-policise-per-lazaratin-14895" }