Tentuan t'i marrin katër mijë euro 40 vjeçarit, kapen autorët

Publikuar tek: aktualitet, më 09:06 05-06-2015 Tentuan t'i marrin katër mijë euro 40 vjeçarit, kapen autorët

Policia e Elbasanit ka arrestuar dy persona për kanosje, të cilët tentuan të zhvasin  4 mijë euro një  40 vjeçari  me iniciale G.Q. Në përfundim të operacionit “Mysafiri” u prangosën Amarlindo Ceka, 22 vjeç nga Mati, dhe Orland Ferti, 25 vjeç nga Elbasani.

Dy të rinjtë, në bashkëpunim me 50-vjeçarin, F. M., të shpallur në kërkim nga policia, kanë tentuar t'i marrin nëpërmjet kanosjes shumën e parave 40-vjeçarit.

Sipas policisë, G. Q., 40 vjeç, nga Elbasani është kanosur dy herë nga të arrestuarit, saktësisht më 16 dhe 19 prill të këtij viti.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 3 celularë dhe një automjet tip "Ford".

Ndaj tyre rëndon akuza e shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dule takohet me ish kryeministrin Samaras, Llalla: I bëjnë presion Ramës për të marrë dy bashki në tavolinë
Forumi mysliman shqiptar: Sot në faljen e të premtes, t’i japim përgjigje ISIS »
Article Logic
Execution time: 0.011806011199951
array(1) { ["section"]=> string(66) "tentuan-t-i-marrin-kater-mije-euro-40-vjecarit-kapen-autoret-12733" }