Tentuan t’i vidhnin makinën luksoze një gruaje, 2 hajdutët e pësojnë keq

Publikuar tek: aktualitet, më 09:03 09-02-2018 Tentuan t’i vidhnin makinën luksoze një gruaje, 2 hajdutët e pësojnë keq

Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona, të cilët akuzohen për vjedhje makinash.

Policia bën me dije se 2 të arrestuar kishin tentuar t’i vidhnin makinën një 38-vjeçareje, ndërsa një person tjetër kishte vjedhur një taksi.

Njoftimi i policisë:

Tentuan të vjedhin dy mjete, kapen dhe arrestohen në flagrancë 3 shtetas.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit nr 4, arrestuan në flagrancë shtetasit :

• F. G., 36 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë “Prodhim mbajtje te armeve te zjarrit pa leje” dhe “Kundërshtim i punonjësve të policisë rendit”.

• M. D. , 30 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi më datë 08.02.2018, rreth ores 03:00 , në rrugën “Vangjel Capo”, u kapën në flagrancë duke tentuar të vjedhin mjetin e parkuar, tip “Rang Rover”, në pronësi të shtetases Dh.T., 38 vjeçe.

Gjatë kontrollit fizik shtetasve të mësipërm në momentin e kapjes ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

• Një radio policie
• dy palë doreza
• nje kapuc dhe një kapele
• një shall
• një kacavidë,
• 2 telefona celulare
• 1200 euro e 6000 lekë.

Gjithashtu nga shërbimet e Policisë të Komisariatit nr 3, u arrestua në flagrancë shtetasi:

• Xh. R., 34 vjeç, banues në Tetovë.

Pasi më datë 08.02.2018, rreth orës 03:40, në rrugën e “Barrikadave”, pas njoftimit të marrë se ishte vjedhur një mjet TAXI, menjëherë Patrulla e Përgjithshme e policisë e Komisariatit nr 3, u vu në ndjekje të autorit që kishte vjedhur automjetin duke bërë bllokimin e automjetit si dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit të maqedonas Xh. R.

Materialet proceduriale i'u referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale “Vjedhje”, me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentative, si dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, parashikuar nga nenet 134/3 e 22 e 25 dhe 247 te Kodit Penal në ngarkim të shtetasve F. G., dhe M. D., si dhe për verpen panale “ Vjedhja” parashikuar nga neni 134 te Kodit Penal ne ngarkim të shtetasit Xh. R.


Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 7 këshilla për Ardi Veliun, flasin 3 ish-drejtorë të lartë të Policisë së Shtetit: Largo Xhafën dhe Ramën
Kush është i rrezikshmi që u arrestua sot në lokal, ish-anëtari i grupit të Gjin Nikës (EMRI-FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.011419057846069
array(1) { ["section"]=> string(78) "tentuan-t-i-vidhnin-makinen-luksoze-nje-gruaje-2-hajdutet-e-pesojne-keq-109679" }