Tentuan t'i zënë rrugën Ramës, procedohen 13 protestuesit nga Kukësi e Hasi

Publikuar tek: aktualitet, më 13:39 06-04-2019 Tentuan t'i zënë rrugën Ramës, procedohen 13 protestuesit nga Kukësi e Hasi

Policia ka proceduar penalisht 13 militantë të opozitës, të cilët protestuan ditën e djeshme kundër kryeministrit Edi Rama në Kukës.

Mësohet se protestuesit e proceduar janë të moshave 28-60 vjeç nga Kukësi dhe Hasi.

Militantët e PD-së do të procedohen për tubim të paligjshëm dhe për kundërshtim të forcave të policisë.

Kujtojmë se protestuesit tentuan t'i zënë rrugën kryeministrit, i cili zhvilloi një takim me qytetarët e Kukësit në sajë të ciklit 'Bashkia që Duam'.

Ata protestuan në vendin e qujatur 'Ura e Drinit të Zi' dhe pas takimit të Ramës, protestuesit çanë kordonin e policisë dhe u nisën drejt aeroportit të Kukësit, pasi pretendonin se kryeministri do të largohej nga ky qytet me helikopter.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.094854116439819
array(1) { ["section"]=> string(81) "tentuan-t-i-zene-rrugen-rames-procedohen-13-protestuesit-nga-kukesi-e-hasi-159400" }