Një shtetas shqiptar ka mbetur i plagosur nga një 88-vjeçar grek.
Mësohet se dy shqiptarë tentuan të grabisnin banesën e të moshuarit, por gjërat nuk kanë shkuar sipas planit. Ata janë pikasur nga 88-vjeçari, i cili menjëherë i ka qëlluar me armë, duke lënë të palgosur njërin prej tyre.
Identiteti i shqiptarëve ende nuk bëhet i ditur, sakaq priten informacione të tjera rreth ngjarjes.