Tentuan ta vrasin, Policia jep informacion për atentatin ndaj mësuesit të ‘fiskulturës’: Shkoi në Spital i plagosur

Publikuar tek: aktualitet, më 21:13 30-08-2019 Tentuan ta vrasin, Policia jep informacion për atentatin ndaj mësuesit të ‘fiskulturës’: Shkoi në Spital i plagosur Eljus Thartori, objektivi i atentatit

Policia e Vlorës jep informacion zyrtar për plagosjen me armë zjarri të mësuesit të fiskulturës Eljus Thartori mbrëmjen e sotme, në Vlorë.

Sipas Policisë, 36 vjeçari është paraqitur rreth orës 19:23 të mbrëmjes në Spitalin e Vlorës i plagosur, dyshuar me armë zjarri, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

‘Rreth orës 19:23, në Spitalin Rajonal të Vlorës ka shkuar i plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasi E.Th., 36 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 36 vjeçari ka qenë në ballkonin e banesës së tij në lagjen "10 Korriku" dhe në rrethana ende të paqarta dyshohet se është plagosur me armë zjarri. Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit’, njofton Policia.

Newsbomb.al mëson se Eljus Thartori ka qenë mësues fiskulture prej 8 vitesh në shkollën 9-vjeçare ‘Teli Ndini’, ndërsa rezulton i dënuar me 10 vite burg me akuzën e vrasjes dhe armëmbajtjes pa leje.

Ai është bërë edhe protagonist i një emisioni investigativ 3 vite më parë, ku u filmua teksa luante letra me nxënësit në shkollë dhe përdorte fjalor banal.

Kohët e fundit ai jetonte jashtë Shqipërisë. Policia po heton të gjitha pistat rreth kësaj ngjarje.

gherhtrh45rh5h.jpgdfgergh5th5h.jpgdfgdeghe4jh45h.jpgsdfwergf3egrg4g.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097911357879639
array(1) { ["section"]=> string(118) "tentuan-ta-vrasin-policia-jep-informacion-per-atentatin-ndaj-mesuesit-te-fiskultures-shkoi-ne-spital-i-plagosur-176777" }