Në orët e para të mëngjesit të sotëm një kazino është tentuar të grabitet në Tiranë.
Autorët nën kërcënimin e armës kanë tentuar të grabisin paratë e një kazinoje në Kinostudio në orën 04.00 të mëngjesit, por nuk ia kanë dalë dot.
Policia ka mundur të identifikojë të dy autorët që kanë tentuar të kryejnë grabitjen nën kërcënimin e armëve, ndërsa njërin prej tyre e kanë arrestuar. Armando Demiri 30 vjeç ka rënë në prangat e policisë, ndërsa autori i dytë, një 29-vjeçar është identifikuar dhe është shpallur në kërkim.