Tentuan të hedhin në erë me tritol dy persona, njëri biznesmen, kush janë autorët përgjegjës (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:15 01-06-2017 Tentuan të hedhin në erë me tritol dy persona, njëri biznesmen, kush janë autorët përgjegjës (EMRAT)

Policia ka zbardhur dy ngjarje të ndodhura pak javë më parë në Elbasan, për dy raste të ndryshme ku u tentua të shpërthente një pako me tritol.

Për këto ngjarje, janë vënë para përgjesisë dy persona, Gentian Kllogjri, 38 vjeç dhe Thanas Thoma, 38 vjeç të dy banues në Elbasan.

Ndalimi i tyre, u bë pasi më datë 06.05.2017 në Lagjen ‘Luigj Gurakuqi” dyshohen të kenë vendosur lëndë plasëse në tokë poshtë mjetit në pronësi të shtetasit F.V.

Më datë 22.05.2017 në Lagjen “Emin Matraxhiu” dyshohen të kenë vendosur lëndë plasëse në shkallët e një lokali në pronësi të shtetasit L.D.

Policia vazhdon hetimet për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv, mbetur në tentativë”  dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E rëndë, zhduken në Tiranë 2 fëmijë amerikanë
Dëmtohet fideri, zona e "Kodrës së Diellit" pa drita »
Article Logic
Execution time: 0.012842893600464
array(1) { ["section"]=> string(102) "tentuan-te-hedhin-ne-ere-me-tritol-dy-persona-njeri-biznesmen-kush-jane-autoret-pergjegjes-emrat-80790" }