53 Klandestinë midis tyre gra dhe fëmijë janë ndaluar në pikën kufitare të Hanit të Hotit gjatë tentativës për të kaluar ilegalisht kufirin.
Klandestinët kryesisht nga Siria e Libia, kishin si destinacion vendet e Bashkimit Europian. Ata kanë hyrë nga kufiri me Greqinë duke e përdorur vendin tonë si tranzit për të mbërritur në shtetet europiane duke mos pranuar të kërkojnë azil politik në vendin tonë. Disa javë më parë një grup klandestinësh sirianë, u ndaluan në Gjirokaster pranë kufirit me Greqinë nga policia kufitare të cilët realizuar kthimin e tyre në vendin fqinj.