Disa orë më parë në afërsi të pikës kufitare të Hanit të Hotit, janë arrestuar dy persona të cilët po tentonin të kalonin disa emigrantë ilegalë.
Në pranga të policisë kanë rënë shtetasit Admond Aliaj 30 vjeç dhe Fatos Hasaj 45 vjeç pasi po tentonin të kalonin ilegalisht në anën tjetër të kufirit pranë Hanit të Hotit.
Bëhet me dije se shtetasit algjerianë kishin si synim vendet e Bashkimit Europian dhe Shqipërinë po e përdornin vetëm siv vend tranzit.