Dy persona janë arrestuar nga policia kufitare në Durrës dhe Shkodër për shkak se kanë tentuar të korruptojnë efektivët.
Shtetasi Ardian Laska, më datë 31.01.2017, në Terminalin e Pasagjerëve në Portin Detar Durrës, ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë Kufitare duke i futur në brendësi të pasaportës 3000 lekë, me qëllim për ta favorizuar në dalje nga Kufiri i Republikës së Shqipërisë pasi ishte i deportuar nga zona Shengen.
Në PKK Muriqan Shkodër u arrestua në flagrancë shtetasi Skënder Mejdani, pasi ka tentuar ti jap 20 euro punonjësit të Policisë, për ta favorizuar në dalje.
Më date 31.01.2017, në dalje të Republikës së Shqipërisë shtetasi Skënder Mejdani ku ka futur në pasaportë një kartëmonedhë 20 euro, që dyshohet se e ka vendosur për të ndikuar tek kontrollori.