Tentuan të korruptonin policinë rrugore, arrestohen 2 persona në Korçë

Publikuar tek: aktualitet, më 09:35 12-07-2020 Tentuan të korruptonin policinë rrugore, arrestohen 2 persona në Korçë

Dy persona janë arrestuar nga blutë e Korçës pasi tentuan të korruptojnë efektivët e policisë rrugore. Në pranga është vënë E.N., 39 vjeç dhe E.H., 22 vjeç, të dy banues në Korçë.

39-vjeçari ushtronte pa licensë shërbimin taksi dhe i ofroi rryshfet policëve që të mos gjobitej.

NJOFTIMI I PLOTË

Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore në vijim të kontrolleve të ushtruara për rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë, kanë goditur dy raste të mitdhënies si rezultat i të cilëve në bashkëpunim me specialistët e Seksionit kundër Korrupsionit në DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të dy shtetasve konkretisht:

E. N., 39 vjeç, banues në Korçë, pasi pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i Zëmblakut”, ky shtetas është kapur me mjetin e tij tip “Benz”, duke ushtruar pa licensë shërbimin taksi, i cili për të shmangur masën administrative, iu ka ofruar rryshfet punonjësve të policisë.

E. H., 22 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 17, është kapur duke drejtuar mjetin tip “BMW”, pa vendosur rripin e sigurimit, i cili për të shmangur gjobën, ka tentuar t’i korruptojë punonjësit e policisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0051720142364502
array(1) { ["section"]=> string(76) "tentuan-te-korruptonin-policine-rrugore-arrestohen-2-persona-ne-korce-213600" }