Tentuan të trafikonin 1.8 kg kokainë drejt shtetit grek, kapen tre trafikantët

Publikuar tek: aktualitet, më 10:37 01-06-2015 Tentuan  të trafikonin 1.8 kg kokainë drejt shtetit grek, kapen tre trafikantët

Policia e Korçës ka daluar tre trafikantë droge, të cilët u kapën në  flagrancë me 1.8 kilogramë kokainë. Operacioni “Udhëtimi 2” u krye nga Sektori  Kundër Narkotikëve në qytet, në bashkëpunim me Drejtorinë për Narkotikët dhe Trafiqet në Drejtorinë e Policisë së Shtetit.

Si rezultat i operacionit u bë arrestimi në flagrancë:

Arben N. Shquti, 51 vjeç, banues në Korçë.

Vangjel J. Zguri, 42 vjeç, banues në Korçë.

Renaldo M. Thoma, 34 vjeç, banues në Korçë.

Në kuadër të operacionit u bë  sekuestrimi  i 1 kg e 873.6 gr lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.

Arrestimi i trafikantëve u bë pasi në lagjen 2 të qytetit të Korçës, gjatë kontrollit të automjetit tip “BMË” me targa AA 255 DL, në pronësi të Renaldo Thomait si dhe gjatë kontrollit të banesave të Arbenit dhe Vangjelit u gjet sasi e drogës, të cilën ata dyshohet se do ta trafikonon në shtetin grek.

Në përfundim të operacionit në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

1 kg e 873.6 gr lëndë narkotike e dyshuar kokainë

1 550 EURO

23,500 lek

5 automjete

17 aparate telefonik celularë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Seks tresh në Tiranë, të miturës takimin ia organizoi vjehrri
Polici bllokon trafikun. Arsyeja? Do pak muhabet »
Article Logic
Execution time: 0.011132955551147
array(1) { ["section"]=> string(83) "tentuan-te-trafikonin-1-8-kg-kokaine-drejt-shtetit-grek-kapen-tre-trafikantet-12384" }