Tentuan të trafikonin 102 kg drogë, arrestohet greku dhe shqiptari në Igumenicë

Publikuar tek: aktualitet, më 17:05 12-07-2019 Tentuan të trafikonin 102 kg drogë, arrestohet greku dhe shqiptari në Igumenicë Foto ilustruese

Policia greke ka kapur ditën e sotme 102 kilogram drogë dhe ka arrestuar dy persona në Igumenicë.

Mësohet se në pranga janë vënë një 40-vjeçar grek dhe një 36-vjeçar shqiptar, që po tentonin të kalonin drejt Greqisë drogë.

Raportohet se dy trafikantët u kapën në kufirin greko-shqiptar. Ata po udhëtonin me makinë në momentin që u pikasën nga autoritetet e shtetit fqinj.

Gjatë kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi 102 kilogram marijuanë, e cila ishte e ndarë në 99 paketime.

Droga u gjet në bagazhin e makinës, ndërkohë ende nuk bëhen me dije emrat e të arrestuarve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069069862365723
array(1) { ["section"]=> string(85) "tentuan-te-trafikonin-102-kg-droge-arrestohet-greku-dhe-shqiptari-ne-igumenice-172001" }