Tentuan të trafikonin 9 kg heroinë nga porti i Durrësit, arrestohen 2 persona

Publikuar tek: aktualitet, më 09:09 16-07-2015 Tentuan të trafikonin 9 kg heroinë nga porti i Durrësit, arrestohen 2 persona

Policia e Durrësit ka arrestuar mëngjesin e sotëm dy persona të cilët po përpiqeshin të trafikonin 9 kilogramë lëndë narkotike përtej Adriatikut nëpërmjet portit të Durrësit.

Shtetasit Aleks Gjergji, 39 vjeç dhe Luan Veçani, 59 vjeç, të dy nga Lushnja, janë arrestuar nga policia pasi në automjetin me të cilin ata po udhëtonin janë zbuluar 9 kg drogë e llojit heroinë. Droga ishte e ndarë në 17 pako të mbështetjella me qese dhe ishte fshehur në kroskotin e makinës e tipit “Ford Focus” me targë AA 536 HL.

Gjithashtu, policia ka sekuestruar tre telefona celulara si dhe një mijë euro.

Deklarata e plotë nga Ministria e Brendshme

"Seksioni për Narkotikët në Drejtorinë e Policisë së Durrësit në bashkëpunim me Policinë Kufitare në kuadër të parandalimit të trafikimit të lëndëve narkotike finalizuan operacionin e koduar”Imbarkimi “.

Gjatë imbarkimit të tragetit të linjës Durrës – Bari, gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia Kufitare dhe Specialistët e Antidrogës, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Aleks Gjergji, 39 vjeç,banues ne Lushnjë.

Ai do të udhëtonte për në Itali me një automjet tip Ford Focus me targa AA 536 LH. Por pasi u përzgjodh për kontroll në vijën e dytë, në kroskotin e makinës iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 17 pako të mbështjella me qese celofoni e dyshuar si lëndë narkotike e llojit heroinë me peshë rreth 9 kg.

Në sajë të veprimeve të mëtejshme nga Specialistët për Narkotikët u bë e mundur dokumentimi i plotë i ngjarjes ku u arrestua edhe shtetasi Luan Veçani, 59 vjeç,banues në Lushnjë.

Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi i mësipërm është gjithashtu i implikuar në trafik.

Policia sekuestroi në cilësinë e provave materiale:
• 17 pako lëndë narkotike e llojit heroine me peshë rreth 9 kg
• automjetin tip Ford Focus me targa AA536LH
• rreth 1000 €;
• 3 telefona celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë, për veprime të mëtejshme për veprën penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal".

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Elbasan/ Arrestohet 27 vjeçari, kërkohej nga Italia për trafik kokaine
Krim mjedisor, NPN Ballsh derdh mbetje toksike në Gjanicë, lumi bëhet gri (FOTOT) »
Article Logic
Execution time: 0.012289047241211
array(1) { ["section"]=> string(82) "tentuan-te-trafikonin-9-kg-heroine-nga-porti-i-durresit-arrestohen-2-persona-16310" }