Tentuan të transportojnë valixhe me drogë drejt Gjermanisë, arrestohen 3 persona (Emrat)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:07 08-01-2017 Tentuan të transportojnë valixhe me drogë drejt Gjermanisë, arrestohen 3 persona (Emrat)

Të paktën 3 persona kanë rënë në prangat e polciisë pasi gjatë kontrollit në mjetin e tyre janë kapur me çantat e mbushura me drogë në pikën kufitare Muriqan.

Burime zyrtare të policsë bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit:

-Edmond Mulgeci, 57 vjeç, banues në Tiranë

-Dugagjin Lyta, 48 vjeç, banues në Kosovë

-Ekrem Burovci, 34 vjeç, banues në Kosovë

Mësohet se policia kufitare ka ushtruar kontroll në autobusin e linjës Kosovë-Gjermani, me targë 07 183 CE. Efektivët kishin marrë informacione, ndaj urdhëruar gjithë pasagjerët të zbrisnin në tokë çantat e tyre.

Shofer i parë i autobusit ishte Ekrem Burovcim shoferi i dytë Dugagjin Lyta, dhe menaxher Edmond Mulgeci.

Gjatë kontrollit të çantave janë gjetur dy prej tyre pa pronar, ku brenda të cilave u gjet e u bllokua në cilësinë e provës materiale 20 kg kanabis.

Në këtë pikë kufitare janë bllokuar qindra kg kanabis, ndërsa qëllimi i vetëm i trafikantëve ka qenë nxjerrja e lëndës narkotike jashtë Shqipërisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gazetari jep lajmin e hidhur: Ndahet nga jeta doktori më i dashur për mirditorët
Bie nga tarraca e pallatit, humb jetën 62-vjeçari (Emri) »
Article Logic
Execution time: 0.010802030563354
array(1) { ["section"]=> string(91) "tentuan-te-transportojne-valixhe-me-droge-drejt-gjermanise-arrestohen-3-persona-emrat-64929" }