Tentuan të vjedhin banesën në Itali, arrestohet një shqiptar, shpallet në kërkim një tjetër

Publikuar tek: bota, më 12:14 19-06-2018 Tentuan të vjedhin banesën në Itali, arrestohet një shqiptar, shpallet në kërkim një tjetër Policia italiane

Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar, ndërsa ka shpallur në kërkim një tjetër pasi akuzohen për vjedhje.

Ngjarja ka ndodhur në qytezën Borgo Valsugan në Trentino, ku një grua ka telefonuar policinë dhe ka thënë se në shtëpinë e saj ndodheshin dy hajdutë.

Menjëherë pas marrjes së informacionit karabinierët kanë mbërritur në shtëpinë e zonjës, por hajdutët ishin larguar.

Karabinierët e zonës vunë re në rrugë dy persona të dyshimtë, të cilët sapo panë policinë u larguan me shpejtësi në këmbë, ndërsa po ndiqeshin nga policia. Njëri prej tyre u arrestua, ndërsa personi tjetër u largua dhe po vijonë kërkimet për kapjen e tij.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0091519355773926
array(1) { ["section"]=> string(96) "tentuan-te-vjedhin-banesen-ne-itali-arrestohet-nje-shqiptar-shpallet-ne-kerkim-nje-tjeter-124980" }