Policia italiane ka arrestuar dy shtetas shqiptarë të moshës 32 e 46 vjeç me akuzën e tentativës së vrasjes ndaj një shqiptari tjetër 25 vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur natën duke u gdhirë 2 janari në komunën Jesolo rreth orës 02:30.
Dy shqiptarët e arrestuar kanë qëlluar me armë zjarri kundër 25 vjeçarit duke e plagosur në gjoks e në njërën këmbë e më pas janë larguar.
Në gjëndje të rënduar shëndetësore shqiptari i plagosur ka kërkuar ndihmë duke trokitur në një banesë në afërsi të lumit Piave.
Banorët kanë lajmëruar menjëherë ndihmën e shpejtë dhe forcat e rendit.