Teoria e frikshme: Putin po përgatitet të njoftojë të gjithë botën për ekzistencën e "Planetit X"

Publikuar tek: bota, më 16:28 14-10-2016 Teoria e frikshme: Putin po përgatitet të njoftojë të gjithë botën për ekzistencën e Transmetim gjatë lëshimit të një rakete hapësinore

Photo: RT

Një teori e re konspirative, sa e mistershme po aq edhe e frikshme, po qarkullon ditët e fundit në rrjetet sociale, dhe që bën fjalë për ngjarje madhore që pritet të prekë së shpejti njerëzimin, ka tërhequr vëmendjen e mijëra njerëzve.

Sipas konspiracionistëve, të cilët mesa duket janë frymëzuar nga zhvillimet e fundit politike globale, tensionet mes superfuqive si SHBA dhe Rusia, Presidenti rus Vladimir Putin po përgatitet në njoftojë mbarë njerëzimin për ekzistencën e planetit misterioz Nibiru, i njohur edhe si Planeti X, raporton Newsbomb.al.

erwtdfgshot_1.jpg

Trajektorja e supozuar e Planetit të Nëntë

Por jo vetëm kaq, sipas qindra videove dhe artikujve që kanë filluar të përhapen në internet, Planeti Nibiru do të përplaset apo do kalojë shumë pranë Tokës në vitet e ardhshme duke shkaktuar katastrofë për njerëzimin që në të dyja rastet duket se nuk do të mbijetojë, transmeton Newsbomb.al.

Sigurish që edhe këtë herë për konspiracionistët nuk është koincidencë që këto ngjarje madhore përkojnë jo vetëm me zërat për fillimin e Luftës së Tretë Botërore, por edhe planet e shpalosura nga agjenci multimilionere në SHBA për të kolonizuar në shkallë të gjerë planetin Mars, bën me dije Newsbomb.al.

Sxfgsgxfgfdgnshot_1.jpg

Ide e një baze në planetin Mars

Megjithatë teoria konspirative ka edhe antë e veta qesharake që e bëjnë të pabesueshme, si përshembull jo vetëm mungesa e fakteve shkencore për ekzistencën e Planetit X por edhe se sipas tyre, Putin do të njoftojë publikisht botën vetëm në rast se zgjedhjet në SHBA nuk i fiton Donald Trump. Konsipracionistët besojnë se mes Trump dhe Putin ekziston një marrëveshje e fshehtë. (Newsbomb.al)

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.016347885131836
array(1) { ["section"]=> string(75) "teoria-e-frikshme-putin-po-pergatitet-te-njoftoje-te-gjithe-boten-per-56204" }