Teoria e re shpjegon si filloi jeta në Tokë: Nuk ishte rastësi, por s’ka vend për Zotin

Publikuar tek: bota, më 10:08 16-03-2016 Teoria e re shpjegon si filloi jeta në Tokë: Nuk ishte rastësi, por s’ka vend për Zotin

Një teori e re pretendon të shpjegojë se si filloi jeta në Tokë, pa qënë nevoja për të përfshirë Zotin.

Në shkrimin e fondacionit “Riçard Davkins” thuhet se teoria ka tmerruar të krishterët. Ajo propozon se jeta nuk filloi rastësisht apo nga fati, por erdhi nga nevoja, rrjedh nga ligjet e natyrës, ashtu si shkëmbi nga kodra drejt greminës.

Teoria e re është propozuar nga një studiues në “MIT”, propozon se kur një grup atomesh është i ekspozuar për një kohë të gjatë në një burim energjie, do të rikonstruktojë veten duke zhdukur një pjesë të energjisë. Shfaqja e jetës nuk mund të jetë prej fatit të rregullimit të atomeve në formën e duhur, por një ngjarje e pashmangshme nëse kushtet janë të duhura.

“E fillojmë me një grusht atomesh dhe i ekspozojmë për një kohë të gjatë në dritë, nuk është çudi që pas shumë kohësh mund të kemi një bimë”, tha Endland.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030496835708618
array(1) { ["section"]=> string(91) "teoria-e-re-shpjegon-si-filloi-jeta-ne-toke-nuk-ishte-rastesi-por-s-ka-vend-per-zotin-35221" }