Teoria: Stuhia gjeomagnetike mund të ketë ndikuar në mbytjen e Titanikut

Publikuar tek: bota, më 16:03 27-09-2020 Teoria: Stuhia gjeomagnetike mund të ketë ndikuar në mbytjen e Titanikut

Mesnatën e 14 prillit në 1912, RMS Titanic lëshoi sinjalin SOS, pasi u përplas me një akullnajë.

“Nuk kishte hënë, por aurora borealis shkëlqente si rreze hëne që gjuanin nga horizonti në veri”, kështu e përshkruante atë natë oficeri James Bisset i anijes Carplathia, e para që iu përgjigj thirrjes për ndihmë nga Titaniku.

“Kushtet e veçanta atmosferike të dukshmërisë u intensifikuan ndërsa iu afruam fushës së akullit të jeshiltë nga rrezet aurora borealis që vezullonin dhe ngatërronin horizontin përpara nesh në veri,” shkruan më tej Bisset.

Por tashmë një hulumtues beson se një tjetër forcë mund të ketë luajtur rol në mbytjen e Titanikut; një stuhi në hapësirë që shkaktoi kaos magnetik në Tokë.

Aurora shfaqet kur grimcat e ngarkuara elektrike nga Dielli përplasen me fushën magnetike të Tokës. E teksa fusha magnetike e planetit tonë i transferon këto grimca drejt poleve, ato përplasen me gazrat e ndryshme atmosferike, duke shkaktuar dritat ngjyrë jeshile apo rozë.

Mila Zinkova, një hulumtuese e pavarur, beson se natën kur Titaniku u fundos, Toka u godit nga një aktivitet intensiv diellor, një stuhi gjeomagnetike.

y56u56ki56k6kk.jpg

Stuhi të tilla ndërhyjnë në teknologjinë magnetike dhe elektrike të Tokës, ndaj Zinkova mendon se është e mundur që një stuhi e tillë të ketë çoroditur busullat, duke e drejtuar Titanikun te akullnaja.

Por ekspertë të tjerë thonë se nuk ka gjasa të jetë kështu, megjithëse është e mundur që moti hapësinor të ketë penguar përpjekjet e anijeve të tjera për t’i ardhur në ndihmë Titanikut.

Të dhënat e natës kur u fundos anija tregojnë se nuk ka patur një stuhi gjeomagnetike, por shpërthime të vogla që kanë shkaktuar aruorën në qiell.

Mike Hapgood, një konsulent i motit hapësinor në Laboratorin Rutherford Appleton në Mbretërinë e Bashkuar, thotë se ky aktivitet nuk ishte mjaftuëshëm i madh për t’u klasifikuar si një stuhi gjeomagnetike.

Për më tepër, thotë ai, shpërthimi i vogël ndodhi pak pasi Titaniku u fundos. Do të kishte më shumë kuptim nëse aktiviteti magnetik do të kishte ndodhur para se anija të përplasej.

Por një aspekt i teorisë së Zinkovës mund të jetë i drejtë. Aktiviteti gjeomagnetik mund të ketë ndërhyrë në komunikimet radio pasi anija u mbyt. Kjo mund të shpjegojë se pse anija La Provence që ndodhej shumë afër, nuk e mori kurrë thirrjen për ndihmë nga Titaniku.

Shumë historianë e shohin fajin për mbytjen e Titanikut te kapiteni E.J. Smith i cili po e drejtonte anijen me shpejtësi maksimale mes akullnajave. Po ashtu rol mund të ketë patur edhe mungesa e dylbive te stafi i anijes dhe dështimi i operatorit të radios për t’i përcjellë kapitenerisë alarmin e një anijeje tjetër për praninë e akullnajave.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012641906738281
array(1) { ["section"]=> string(78) "teoria-stuhia-gjeomagnetike-mund-te-kete-ndikuar-ne-mbytjen-e-titanikut-221857" }